Loading…

Familja Dehari dyshon se as Arbnori nuk u vetëvra

  • 17/11/2016 | 20:11

Familja Dehari dyshon se as Arbnori nuk u vetëvra

I plotësuar:

“Letra e dyshimtë që u gjet në shtëpinë e Deharit”

“E kemi gjetur edhe një kopje të letërnjoftimit të dikujt, policia e ka, ne nuk e kemi”, ka thënë kështu ndër të tjera nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, duke rrëfyer për vjedhjen që ju bë në shtëpi, në kohën sa tërë familja ishin në pushime.

Në një rrëfim ekskluziv për Rubikon të KTV-së ajo përmendi të gjitha detajet të cilat kishte parë në momentin që ishte kthyer në shtëpi, që mund ta shihni më poshtë në video.

Ajo foli edhe për hajnat që kanë hyrë aty.


“Arbnori nuk donte të shkonte në shtëpinë e re”

Nëna e Arbnor Deharit, Xhemile Dehari, shpjegoi se si i biri, pak kohë para vdekjes kishte ndërruar shtëpinë, mirëpo për arsye që nuk i dinte as nëna, ai nuk dëshironte të bartej atje.

Madje, Dehari tha se vetëm dy netët e fundit ai shkoi për të fjetur në shtëpinë e re, transmeton Koha.net.

“Nuk dojke me shku në shpi me flejt… Dy netët e fundit ka flejt Arbnori atje. Ka ndejt tek ne, nuk dojke me shku atje. Natën e fundit nuk e di se çka ka ndodh, ende nuk e dimë se çka ka ndodh”, përfundoi ajo.


Vdekja e Arbnor Deharit, djalit të madh të familjes Dehari, nuk është zbardhur ende. Për këtë nuk kanë asnjë informacion më tepër as familja e të ndjerit, tash dy vjet e gjysmë nga vdekja e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së, Xhemile e Avni Dehari folën për të gjitha ato që i dinë deri sot, transmeton Koha.net.

Nëna e Arbnorit e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se i ka ftuar hetuesit për të verifikuar edhe një shenjë të këmbës së një gruaje e cila gjendet në ballkonit e shtëpisë, mirëpo për këtë ajo nuk morri ndonjë përgjigje, e as ndonjë vizitë.

“Është një gjurmë e këmbës së gruas te dera e ballkonit. Nuk ka ardh askush ta shikoj. Hetuesi parë vdiq, u ndërrua prokurori, u ndërrua hetuesi… Kurrë më njeri i gjallë nuk na ka thirrë. Dy vjet e gjysmë i bëri Arbnori”, tha nëna e Deharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë