Loading…

Falja e borxheve nga kryeministri Haradinaj mund të përfundojë në Kushtetuese

  • 08/02/2018 | 13:28

Falja e borxheve nga kryeministri Haradinaj mund të përfundojë në Kushtetuese

Me 3 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës që nga viti 2008. Ky mbeti njëri ndër vendimet më të komentuara të Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.


Si rezultat i shumë kritikave ky vendim i Haradinajt pritet që të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.

Me nismën e LDK-së në Kuvendin e Kosovës janë duke u mbledhur nënshkrime për ta çuar në Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit.

Gazeta Metro mëson se inicuesja e kësaj nisme është deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim duhen nënshkrimet e 33 deputetëve.

Lexoni më shumë për këtë temë:

http://gazetametro.org/kontestohet-borxhi-prej-57-milione-eurove-per-prodhuesit-e-ujit-qe-u-fal-nga-kryeministri/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë