Loading…

Fakulteti i Edukimit: Akuzat e profesoreshës Berisha po bëhen për motive dhe inate personale

  • 26/07/2018 | 19:05

Fakulteti i Edukimit: Akuzat e profesoreshës Berisha po bëhen për motive dhe inate personale

Fakulteti i Edukimit në Prishtinë ka reaguar me një komunikatë në lidhje me raportime nga mediat se studentja me inicialet A.R, nuk i posedon të gjitha provimet sipas procedurave statutare dhe rregullores së studimeve.


Dekanati i këtij fakulteti ka shprehur shqetësimin me këtë duke i quajtur si të pavërteta, ata kanë thënë në komunikatën e tyre, se studentja i ka të dhëna të gjitha provimet dhe këtë mund ta vërtetojnë kur të duan duke kërkuar qasje në dokumentet zyrtare, shkruan gazetametro.net.

Po ashtu Dekanati ka shpjeguar kërkesën që ju është bërë profesoreshës Valbona Berisha, asaj ju është kërkuar që kamerat në këtë institucion të mos ftohen në mënyrë private nga secili mësimdhënës pa pëlqimin paraprak të institucionit.

Dekani i ka quajtur këto akuza nga profesoresha Valbona Berisha, janë për motive dhe inate personale.

Ky është reagimi i plotë:

Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me shkrimet tendencioze dhe të pavërteta në media, që kanë për qëllim dëmtimin e progresit dhe sukseseve që ka arritur ky fakultet në vitet e fundit.

Lidhur me rastin e prezantuar e të inicuar nga prof. ass. Valbona Berisha, njoftojmë opinionin e gjërë se Fakulteti i Edukimit posedon dosjen komplete të ecurisë së diplomimit të studentes në fjalë, të cilën nuk e ka kërkuar fare për verifikim. Sipas dosjes zyrtare të studentes A.R. (e cila mund të shikohet në çdo kohë sipas procedurave për çasje në dokumente zyrtare), studentja i ka të dhëna të gjitha provimet sipas procedurave statutare dhe rregullores së studimeve. Provimin “kontestues” sipas artikullit, studentja e ka përfunduar pas një viti te profesoresha tjetër e të njëjtës lëndë, e cila ka kompetencë dhe përvojë shumë të gjatë në atë lëndë.

Gjithashtu, i ashtuquajturi “kërcënim” ndaj prof. Berisha, nuk ka qenë asgjë më shumë se kërkesë që kamerat në institucion, nuk mund të ftohen me ftesë private nga secili mësimdhënës pa pelqim paraprak institucional, që është rregull e funksionimit të çdo institucioni. Përndryshe, lehtë mund të verifikohet që atë ditë në fakultet kanë qenë prezente shumë media të cilat vetë fakulteti i ka ftuar për hir të transparencës, me rastin e mbrojtjes së temave të diplomave të studentëve.

Njoftojmë gjithë opinionin publik se gjithë kjo zhurmë mediale nga prof. Berisha është për motive dhe inate personale.

Fakulteti i Edukimit është plotësisht dhe në çdo kohë i hapur, bashkëpunues dhe transparent rreth rastit në fjalë për të gjitha institucionet relavante të universitetit, të sistemit të drejtësisë, mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë kosovare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë