Personat e famshëm në fakt ishin persona të zakonshëm dhe kanë të njetat përjetime si të gjithë të tjerët, mirëpo fama është ajo që u ndryshon jetën më shumë.
Shumë nga të famshmit nuk kanë pasur një jetë të mirë e të qetë, si shumë njerëz të thjeshtë nëpër botë, mirëpo profesionet që ata ushtrojnë i bëjnë të përflitet nga të gjitha anët, për dallim nga të tjerët, shkruan Gazeta Metro.
Më poshtë ju sjellin disa fakte të çuditshme për 6 persona të famshëm që kemi zgjedhur ne.
Marilyn Monroe
Niveli i inteligjencës i Marilyn Monroe ishte më i madh se i Albert Einstein-it. IQ-ja e saj ishte 168 pikë, befasisht më e madhe se e Bill Gates apo Stephen Hawking, që të dy kanë 160 pikë.
Steve Jobs
Thuhet se Steve Jobs vendoste shputat e këmbëve në tualetet e kompanisë së tij Apple, në mënyrë që të zvogëlonte stresin.
Mark Zuckerberg
Ngjyra e Facebook është e kaltër sepse Mark Zuckerberg është daltonist, ka vështirësi ti dallojë ngjyrat e caktuara. Për Mark Zuckerberg, ngjyra e kaltër është ajo që e sheh më së miri , dhe kjo është arsyeja pse kjo ngjyra është dominuese në Facebook
Leighton Meester
Leighton Meester ka lindur në burg. Atëbotë, nëna e saj vuante dënimin për kontrabandim.
Johny Depp
Johny Depp vuan nga coulrofobia, frika e papërshkrueshme nga palaçot.
Elvis Presley
Elvis Presley ishte biond. Ai filloi t’i ngjyroste flokët, me ngjyrë të zezë, në kohën kur kishte filluar të merrej seriozisht me muzikë. /gazetametro.net