Loading…

Fakte që si keni ditur për Leonardo da Vinci’n

  • 12/12/2016 | 19:34

Fakte që si keni ditur për Leonardo da Vinci’n

Mund të mendoni që i këni dëgjuar të gjitha faktet rreth artistit të famshëm të kohës së Renesancës, Leonardo da Vinci, i cili e ka pikturuar Mona Lisën e famshme dhe ka mahnitur botën me vizatimet e makinave të fluturimit.


Por, janë disa fakte të tjera rreth Leonardo da Vinci’t që do të ju surprizojnë.

Në vitin 1519 ai vdiq, kështu duke lënë pas vetes rreth 6,000 fletë në ditarin e tij të mbushura me vizatime, vargje qesharake si dhe lista të gjësendeve që i mungonin në shtëpi. Ai gjithmonë ka vënë theks të veçantë në detajet e inspirimeve të tij, dëshirën e tij për famë si dhe dhembjet shpirtërore. Ja disa fakte të tjera të cilat do të ju befasojnë:

1. Leonardo ishte fëmija i Caterinë’s një shërbëtore dhe Ser Piero’s i cili ishte avokat.

2. Teoria e parë rreth Mona Lisës: Buzëqeshja e saj tregonte se ajo ishte shtatzënë.

3. Teoria e dytë rreth Mona Lisës: Ajo ishte duke u zbavitur nga muzikantët dhe palaqot gjatë kohës kur Leonardo e pikturonte.

4. Leonardo nuk ka lënë ndonjë autoportret të saktë.

5. Leonardo ishte i pari që shpjegoi se pse qielli është i kaltër.

6. Leonardo ka mundur të shkruajë me një dorë normal ndërsa me tjetrën mbrapsht në mënyrë që të tjerët të mos deshifronin kodet e tij, të gjitha këto në të njejtë kohë!

7. Leonardo asnjëherë nuk është martuar dhe nuk ka lënë pasardhës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë