Gjergj Kastrioti Skendërbeu është heroi i shqipëtarëve, si dhe figura më e njohur shqiptare në botë.
Skendërbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, nga zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që ndoshta nuk i keni ditur:
1.Skënderbeu ka folur 7 gjuhë: turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe velshisten.
2. Ai natën, shpatën e mbante gjithmonë te shtrati i tij, në ndonjë rast sulmi për t’u mbrojtur.
3. Për herë të parë e kuptoi sëmundjen që po vunate në një kuvend, ku i kishte ftuar të gjithë princat shqiptarë.
4. Ai vdiç me 17 janar të vitit 1468, dhe menjëherë pas vdekjes së tij grua dhe djali i emigruan në Itali
5. Skendëbeu udhëhoqi shqiptarët për 25 vjet.
Gjergj Kastrioti u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. /gazetametro.net