Loading…

Fakte për Sigmund Freud’in

  • 18/12/2016 | 14:03

Fakte për Sigmund Freud’in

Doktor Sigmund Freud vdiç në Londër nga mbidoza e morfinës më 23 shtatorë të vitit 1939 në moshën 83 vjeçare. Idetë e tij radikale për mendjen e njeriut kanë transformuar krejtësisht fushën e psikologjisë dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kenë ndikim shumë të madh në të.

Këto janë disa fakte nga jeta dhe profesioni i Freud’it:

1. Vdekja e Freud’it mendohet se është një vetëvrasje me asistencën e një doktori tjetër

Sigmund Freud vuante nga kanceri në gojë i cili ishte i paoperueshëm dhe me miratimin e vajzës së tij Anna, ai u injektua nga shoku i tij i ngushtë i cili ishte poashtu doktor Max Schur, me tri doza të mëdha të morfinës me ç’rast Freud’i ra në komë dhe nuk u zgjua më.

2. Pirja e tepërt e duhanit rezultoi me 30 operacione kundër kancerit

Pas ndezjes së cigarës së parë në të 20’tat, Freud u bë i varur nga cigarja dhe mendonte se ajo është faktori kryesorë i kreativitetit të tij. Përkundër zbulimit të kancerit në gojën e tij dhe 33 operacioneve, Freud’i nuk ndaloi së piri cigare asnjëherë.

3. Freud’i mendonte se kokaina është drogë që shkakton mrekulli

Në vitin 1880, Freud’i u interesua për drogën e quajtur kokainë pasi një doktor ushtarak injektonte këtë drogë në ushtarët e tij në mënyrë që t’i mbushte me energji. Në vitin 1884, Freud’i shkroi për të mirat e kësaj droge pasi u jepte doza të vogla shokëve të ngushtë dhe gruas së tij. Por, kur ai i ofroi këtë drogë shokut të tij Ernst von Fleischl-Marxow, pa se ai u bë i varur dhe ndaloi së shpërndari kokainën me të tjerët.

4. Refuzoi Hollywood’in

Pasi u bë shumë i famshëm, në vitin 1925 Samuel Goldëyn i bëri një ofertë me shumë të madhe të parave Freud’it rreth 25,000$ për të shkruar një skriptë të filmit, ofertë të cilën Freud’i e refuzoi.

5. Nazistët i vunë flakën librave të tij dhe përjashtuan atë nga Austria

Sigmund Freud ishte ateist, mirëpo kishte lindur në një familje Çifute dhe në vitin 1933 nazistët gjermanë pasi kontrolluan banesën e tij i dogjën të gjitha librat.

6. Katër motrat e tij vdiqën ne kampet e Nazistëve

Përkundër përpjekjeve të pacientes së tij, princesha Marie Bonaparte, që të nxjerrë viza kalimi për familjen Freud, ato dështuan dhe kështu katër motrat e psikiatrit Sigmund Freud u vranë në kampet e Nazistëve.

7. Pacientja kryesore e tij ishte Anna Freud

Sesionet e psikoanalizës Freud’i i bënte më së miri me vajzën e tij Anna, të cilën e takonte në orën 10:30 dhe sesioni zgjaste gjysmë ore. Ai e përshkruante vajzën e tij si një qenie njerëzore pa dëshirë seksuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë