Loading…

Fakte interesante që nuk i keni ditur për Obama’n

  • 13/01/2017 | 21:25

Fakte interesante që nuk i keni ditur për Obama’n

Presidenti Barak Obama është cilësuar si një personalitet aspak i zakonshëm. Kjo për shkak të prejardhjes se tij të përzier dhe jetesës se tij në vende të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.


Por pavarësisht këtyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” ka bërë një liste të 100 fakteve mbi Barack Obama-n, të cilat nuk janë dhe aq të njohura.

Një prej tyre është se atij s’i pëlqen aspak stili i të rinjve për te veshur pantallona të gjera me shtrat të ulët. Apo fakti se ai është larguar nga festa e beqarisë se kunatit te tij, kur aty ka mbërritur një striptiste. Apo se mund të thuhet me plotë gojën se ai ka një stomak te fortë, pasi kur ka jetuar në Indonezi ka ngrënë  mish qeni dhe mish gjarpri.

E dini se në takimin e parë me Michelle, presidenti Barak Obama e dërgoi te shikonte filmin “Do the right thing” (Bëjë gjënë e duhur), vajzave u lexon “Harry Potter” ndërsa i pëlqen hiti “Single Ladies” i Beyonce.

Ai njihej si “O’Bomber” në shkollë të mesme për shkak të aftësive të tij në basketboll.

Emri i tij do të thotë “ai që është bekuar” në Sualihi.

Ushqimi i tij i preferuar janë makaronat me karkaleca që gatuan bashkëshortja e tij, Michelle.

Ai ka fituar një çmim “Grammy” në vitin 2006 për versionin audio të librit të tij me kujtime, “Dreams for my father”.

Ai është mëngjarash, duke u bërë kështu presidenti i gjashtë mëngjarash.

Ai ka lexuar gjithë seritë e librit “Harry Potter”.

Ai ka një palë doreza boksi të kuqe me autografin e Muhammad Ali.

Kur ka qenë adoleshent, ka punuar në dyqanin e akulloreve “Baskin-Robbins” dhe tani nuk i duron dot fare akulloret.

Çokollatat e tij të preferuara janë ato proteinike me kikirikë.

Ai ka ngrënë mish qeni, mish gjarpri dhe karkaleca të pjekur, kur jetonte në Indonezi.

Ai mund të flasë shumë mirë spanjisht.

Gjatë fushatës, kur ishte në udhëtim refuzonte të shihte “CNN” dhe ndiqte më shumë stacionet sportive.

Pija e tij e preferuar është çaji i ftohtë i manaferrave.

Ai i kishte premtuar Michelle-s se do ta linte duhanin përpara se të kandidonte për President, por s’e bëri një gjë të tillë.

Kur jetonte në Indonezi, ai mbante një majmun që quhej Tata.

Ai mund të ngrejë pesha deri në 90 kilogramë.

Ai njihej si Barry deri në universitet, kur kërkoi që t’i drejtoheshin me emrin e tij të plotë.

Libri i tij i preferuar është “Moby-Dick” i Herman Melville.

Në vitin 1996 ai ishte i pranishëm në festën e beqarisë së të fejuarit të motrës së tij, por u largua nga festa, kur aty mbërriti një striptiste.

Tavolina e tij e vjetër ne Senat dikur i përkiste Robert Kennedy

Ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë bërë 4.2 milionë dollarë vetëm në 2007, më së shumti nga shitja e librave.

Filmat e tij të preferuar janë “Kazablanka” dhe “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”.

Ai mban një statujë të vogël të shenjtës Mari me Krishtin fëmijë dhe një byzylyk që i përkiste një ushtari në Irak, për fat të mbarë.

Kur ishte student në “Harvard” aplikoi që të merrte pjesë në një kalendar modelesh, por u refuzua nga komiteti i përbërë nga femrat.

Muzika e tij e preferuar përfshin Miles Davis, Bob Dylan, Bah dhe “The Fugees”.

Kur doli herën e parë me Michelle, ai e dërgoi atë të shihte filmin “Do the right thing” të Spike Lee.

Atij i pëlqen të luajë poker.

Ai nuk pi kafe dhe shumë rrallë konsumon alkool.

Atij do t’i kishte pëlqyer të ishte arkitekt nëse s’do ishte bërë politikan.

Ai ka pranuar se ka marrë marijuanë dhe kokainë, kur ishte adoleshent.

Njëra prej vajzave të tij do të shkojë në “Yale” para se të bëhet aktore, ndërsa tjetra do të bëhet këngëtare dhe balerinë.

Ai e urren tendencën e të rinjve për të veshur pantallona të gjera të varura.

Ai e ka paguar përfundimisht kredinë e tij për studimet, vetëm para katër vitesh, kur nënshkroi marrëveshjen për librin e tij.

Shtëpia e tij në Çikago ka katër oxhaqe.

Kumbara e vajzës së tij, Malia, është vajza e Jesse Jackson, Santita.

Ai ka thënë se zakoni i tij më i keq është se kontrollon celularin në mënyrë konstante.

Ai përdor një laptop “Apple Mac”.

Ai nget një makinë “Ford Escape Hybrid” pasi ka lënë makinën me gaz “Chrysler 300”.

Ai vesh kostume të “Hart Schaffner Marx” që kushtojnë 1500 dollarë.

Ai ka 11 palë këpucë të zeza identike me njëra-tjetrën.

Ai i pret flokët njëherë në javë tek berberi i tij në Çikago, Zariff, të cilin e paguan 21 dollarë.

Programet i tij të preferuara televizive janë “Mash” dhe “The Wire”.

Ai ka marrë emrin e koduar “Renegade” nga Shërbimi Sekret.

Gjyshja e tij, që s’rron më, i kishte vënë nofkën “Bar”.

Artisti i tij i preferuar është Pablo Picasso.

Specialiteti i tij në fushën e gatimit është çilli, një gjellë pikante.

Ai është shprehur se shumë prej miqve të tij në Indonezi ishin “iriqë rrugësh”.

Ai mban mbi tavolinë një dorë druri të gdhendur, e cila mban një vezë, simbol kenian i brishtësisë së jetës.

Obama i filloi studimet universitare në Kolegjin Occidental në Los Angeles, ku e bëri hapin e parë në politikë, duke folur në një tubim kundër aparteidit.

Por, ai deshi më shumë se sa mund të ofronte një universitet i vogël, prandaj shkoi në New York dhe u regjistrua ne Universitetin Columbia, ku u diplomua

Ishin këto vite për te cilat ai pranoi se ka përdorur marihuanë dhe kokainë, droga te cilat i quajti “dështimi më i madh moral”.

Presidenti Obama është i pari President amerikan që futi birrën në Shtëpinë e Bardhë./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë