Loading…

Fakte interesante që nuk i keni ditur për Kinën

  • 03/01/2017 | 18:44

Fakte interesante që nuk i keni ditur për Kinën

Kina është vendi më i madh në Azi, vendi me popullsinë më të madhe në botë, vendi ku gjenden shumë bukuri përrallore, dhe me një kulturë mbi 5 mijë vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Nëse e shikojmë në aspekte tjera, Kina është vendi ku janë bërë shpikjet e para të shumë mjeteve që përdorim dhe sot, është dhe vendi i çajit, ndërsa për nga ekonomia  zë vendin e dytë në botë.

Do t’ju sjellim disa nga karakteristikat e çuditshme që nuk i keni ditur për Kinën.

Ushtarët e rinj kanë gjilpërë në jakë të uniformave që të mësohen të mbajnë mjekrën ngritur si duhet!

100 milionë kinezë mbijetojnë duke shpenzuar vetëm një dollar në ditë!

Keçapi vjen nga Kina, ndërsa fillimisht ishte salcë e tharët nga peshku që quhej ke-tsiap!

Policët kinezë më shumë përdorin patat, sepse janë më agresive se qentë!

Kina sjell katër herë më shumë vendime gjyqi se çdo vend tjetër në botë!

Edhe pse është zyrtarisht shtet laik, në Kinë ka më shumë se 54 milionë të krishterë!

30 milionë njerëz kinezë jetojnë në shpella!

Gratë kineze paguajnë 700 dollarë për operacionin për të mashtruar me virgjërinë!

Për shkak të ajrit të ndotur, një ditë në Pekin është e njëjtë sikur të keni pirë 21 cigare!

Sony Playstation është i ndaluar në Kinë!

Çdo ditë kinezët hanë katër milionë mace!

Në Chongqing ka aq shumë njerëz të varur nga telefonat e zgjuar, sa që kanë stazën e veçantë në rrugë!

Kina është vendi ku rriten gjysma e derrave të botës: 475 milionë

Në vitin 2012 kinezët konsumuan 52 milionë tonë mish derri

Kina prodhon 46% të qymyrgurit të të gjithë botës

Vetëm një distrikt në Kinë, distrikti Datang prodhon 8 miliardë palë çorape në vit, ose 16 miliardë copë.

Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë. Një në 5 persona sot në Tokë është kinez.

Letra e tualetit është shpikur në Kinë dhe më parë përdorej vetëm nga perandorët

Kinezët shpikën letrën, busullën, printerin dhe barutin.

Kinezët shpikën balonat rreth 3 mijë vjet më parë. Ato përdoreshin për të trembur armikun në luftë, dhe Marco Polo (1254-1324) tha dikur se balonat mund të parashikonin gjithashtu suksesin e një udhëtimi./gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë