Loading…

Fakte interesante për shtetin që sapo e njohu Kosovën, kush shkon një herë nuk e lë pa u rikthyer

  • 15/02/2018 | 22:49

Fakte interesante për shtetin që sapo e njohu Kosovën, kush shkon një herë nuk e lë pa u rikthyer

Të enjten Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ka ardhur njohja nga një shtet i regjionit të Karaibeve, në prag të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Edhe pse një shtet i vogël, Barbados njihet për qeverisje të mirë dhe është shteti i tretë në botë traditën më të gjatë parlamentare.

Me gjithë këto pasuria më e madhe të vendit vlerësohet se është mikpritja e popullit të Barbados: 39 përqind e vizitorëve që kanë shkuar një herë, janë rikthyer për ta vizituar sërish këtë ishull, përcjellë GazetaMetro.net

Faktet interesante për Barabados:

Sipas Indeksit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Human, Barbados renditet shumë më lartë se sa mesatarja e shteteve të regjionit të Karaibeve dhe të Amerikës së Jugut.

Vizitorët e veçojnë se vendësit janë shumë mikpritës, që vlerësohet edhe si pasuria me e madhe e shtetit ishull. Kjo tregohet edhe nga përqindja e vizitorëve që janë kthyer për të vizituar këtë vend për herë të dytë, e që kap shifrën prej 39 përqind.

Populli i Barbados ka histori të gjatë të respektimit të parimeve të fesë krishtere, një shkollimi cilësor e të pavarur, ku rreth 97 përqind e banorëve dinë shkrim-lexim.

Barbados ka parlamentin e tretë më të vjetër në botë, me qeverisje parlamentar që ka vazhdimësi prej vitit 1639.

Emri Barbados është derivim i pemës Bearded Fig, apo ‘Fiqi mjekër’, pemë e cila dikur  gjendej pothuaj në çdo cep të vendit.

Bearded Fig Tree, fiqi gjigant prej nga vjen emri Barbados

Ishulli është 33 km i gjatë dhe 20 km i gjerë, dhe ka 277 mijë banorë.

Barbados është i njohur për Qendrën e Fertilitetit, e vetmja e këtij lloji në regjionin e Karaibeve, që ka përqindje më të lartë të suksesit se sa qendrat e tilla në SHBA, ndërsa çmimet janë 3 fish më të ulëta.

I gjithë bregdeti i ishullit të Barabados është me rërë të bardhë, ndërsa vendi ka një sistem të shkëlqyeshëm të telekomunikacionit, me të gjitha shërbimet të ofruara në 100 përqind të territorit.

Koha më e mirë për të vizituar Barbados’in është prej muajit janar deri në prill, periudhë kur ka më pak të reshura. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë