Loading…

Fakte interesante nga bota

  • 16/01/2017 | 21:15

Fakte interesante nga bota

Jo rrallëherë dëgjomë kuriozitete të ndryshme nga bota që na mahnitin. Shumë nga mbesin të paspjeguara e ka edhe nga ata që i gjendet kuptimi.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante nga bota, që ndoshta nuk i keni ditur.

1.Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

lynn-half-broken-glass

2. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

3. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

4. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

honey-625_625x421_41461133357

5. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

6.Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

7.Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.

horse-running

8.I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

17279415985_b089e5a9cb_b

9.Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë