Loading…

Facebook ndërton qendër të të dhënave në Danimarkë

  • 19/01/2017 | 23:07

Facebook ndërton qendër të të dhënave në Danimarkë

Themeluesi i platformës Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se kompania e tij ka hartuar planin për ndërtimin e qendrës së tetë të serverëve ku ruhen të dhënat e rrjetit social më të madh në botë.

Qendra që do të ndërtohet në Odense të Danimarkës do të funksionojë e tëra nga burime të ripërtërishme të energjisë, njejtë si qendra e Facebook në Texas të SHBA’së. Gjithashtu, aty do të punësohën qindra persona në disa vitet e ardhshme.

945920_474321762636517_1547355844_n

Këto qendra përdoren nga Facebook për të ruajtuar të gjitha gjërat që ne i shohim nëpër profilet tona si videot, fotografitë e të gjitha të dhënat tjera.

_68165439_fans

Kjo do të jetë qendra e tretë e tillë e Facebookut që gjendet në vendet e Bashkimit Europian. Dy të tjera janë në Suedi dhe Irlandë, vende këto të përzgjedhura për shkak të motit të tyre të ftohtë, që shfytëzohet për ftohje të pajisjeve kompjuterike brenda qendrave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë