Facebook është duke ndaluar të gjitha reklamat që promovojnë kriptovaluta, duke përfshirë edhe Bitcoinin.
Asnjë reklamues nuk do të jetë në gjendje të promovojë gjëra të tilla si Bitcoin dhe Kriptovaluta të tjera, përcjell gazetametro.net.
Facebook është duke ndaluar të gjitha reklamat që promovojnë kriptovalutat në përpjekje për të parandaluar njerëzit që të reklamojnë atë që kompania po e quan “produkte dhe shërbime financiare të lidhura shpesh me praktika mashtruese”.
Kjo do të thotë që asnjë reklamues – madje as ata që operojnë me biznese të ligjshme – nuk do të jenë në gjendje të promovojnë gjëra të tilla si Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera.
Kjo gjithashtu do të thotë se “kriptogeni” James Altucher, reklamat e të cilit janë shfaqur në të gjithë internetin dhe janë bërë një meme e llojit për tërë industrinë e kriptit, nuk do të jetë në gjendje të reklamojë në Facebook.
Reklama që shkelë politikën e re të kompanisë do të ndalohet në aplikacionin kryesor të Facebook, por edhe në vende të tjera ku Facebook shet reklama, duke përfshirë Instagram dhe rrjetin e tij të reklamave, “Audience Network”, i cili vendos reklama në aplikacione të palëve të treta. /gazetametro.net