Loading…

Facebook Messenger nuk do të funksionojë më për këta celularë

  • 02/04/2017 | 11:22

Facebook Messenger nuk do të funksionojë më për këta celularë

Aplikacioni i famshëm për mesazhe Facebook Messenger do të largohet nga një numër celularësh Windows këtë javë.
Shërbimi për mesazhe nuk do të funksionojë më në celularët e Microsoft që përdorin sistemin operativ Windows 8.1, ose çdo sistem më të vjetër – që është vlerësuar se aplikacioni do të pushojë së funksionuari tek 76% e përdoruesve.

Facebook Messenger është aplikacioni i fundit që po nxirret nga celularët Windows, pasi Microsoft pati vështirësi të konkurrojë me pajisjet e Apple dhe Android viteve të fundit.

Klientët u informuan rreth këtij ndryshimi përmes një emaili nga Facebook. “Faleminderit që zgjodhët ta përdornit Messenger”, shkruante në email.

“Na vjen keq t’ju informojmë se në fund të marsit, versioni i aplikacioni që jeni duke e përdorur nuk mbështetet më nga ne dhe ju nuk mund të dërgoni ose pranoni më mesazhe”.

“Për të vazhduar dërgimin dhe pranimin e mesazheve nga Facebook në celularin tuaj, përditësojeni aplikacionin e Facebook në versionin e fundit”, shkruante më tej në email.

Celularët e prekur nga ky ndryshim përfshijnë Microsoft Lumia 640, 640 XL dhe Lumia 535.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë