Loading…

Facebook Messenger me efekte të Snapchat për selfie

  • 16/12/2016 | 16:29

Facebook Messenger me efekte të Snapchat për selfie

Përditësimi më i fundit përmban mijëra maska dhe efekte speciale të cilat aplikohen gjatë komunikimit me video në kohë reale. Sipas Facebook, një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme duke qenë se tashmë kamera po zëvendëson tastierën në mënyrën sesi njerëzit komunikojnë.


Së fundmi, kjo industri është përqendruar në shtimin e veçorive dhe funksionaliteteve të reja. Sa herë që një ofrues i një shërbim të tillë shton diçka të re, të tjerët duhet të reagojnë menjëherë. Snapchat i ofronte lentet me pagesë por nga muaji janar i bëri falas për të gjithë. Megjithatë, kompania gjeneron të ardhura në këtë drejtim duke tarifuar kompanitë të cilat duan të kenë markën e tyre të lenteve.

Facebook e provoi në 2013-tën të blinte Snapchat për 3 miliard dollarë, por dështoi. Kjo firmë ka patur një sukses të vërtetë në joshjen e të rinjve drejt rrjetit social.

snapfb-664x374-664x374

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë