Loading…

‘Facebook Messenger’ kopjon ‘WhatsApp’ me këto dy veçori të reja

  • 24/03/2019 | 18:33

‘Facebook Messenger’ kopjon ‘WhatsApp’ me këto dy veçori të reja

Sipas një raporti, Facebook tani planifikon që të lansoj një tipar të Messenger që do t’i lejonte përdoruesëve të citojnë dhe bëjnë replika në formë të përgjigjeje kundrejt nje mesazhi ekzistues në bisedë, transmeton Gazeta Metro.


Tipari i citimit dhe i replikës do të ndjekë funksionin ‘unsend’ që Facebook kohët e fundit përfshiu në ‘Messenger’.

Ky tipar i jep mundësinë përdoruesve që të fshijnë mesazhet që i kanë dërguar deri në 10 minuta. Funksioni është i disponueshëm edhe në WhatsApp.

Funksioni i citimit dhe i replikës funksionon njësoj si në WhatsApp. Ju mund të citoni dhe të replikoni në një mesazh tekstual, foto, GIF, video ose madje edhe një ’emoji’.

Facebook njoftoi kohët e fundit se do të bashkojë Messenger, WhatsApp dhe Instagram në një platformë të vetme./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë