Loading…

Facebook me risi, shton edhe aplikacionin për takime

  • 04/05/2018 | 14:41

Facebook me risi, shton edhe aplikacionin për takime
“Facebook” vjen me aplikacion takimesh dhe realitet virtual.

 E pëlqeni ose jo, “facebook” vjen me dy risi të reja, një aplikacion takimesh dhe një kasketë realiteti virtual. Në Konferencën e “Facebook” f8 që u mbajt në Kalifroni, themeluesi i rrjetit më të madh social, Mark Zukenberg, tha se qëllimi i “facebook” është të ndërtojë raporte afat-gjata kuptimplota.

“Në “facebook” ka rreth 200 milion persona që janë regjistruar si beqarë, kështu që këtu duhet bërë diçka. Ne jemi të fokusuar në krijimin e marrëdhënieve domethënëse. Në kuadër të facebook do të jetë opsioni për të krijuar një profil takimesh. E di se keni shumë pyetje lidhur me këtë prandaj dua të bëjë të qartë se këtë opsion e kemi dizajnuar me privatësi dhe siguri prej në fillim, miqtë tuaj nuk do munden ta shikojnë profilin tuaj. Ju do t’ju sugjerohen vetëm njerëz që nuk janë në listën e miqve tuaj dhe kuptohet ju jeni ato që i përzgjidhni”, tha Mark Zukenberg, themelues i “Facebook”.

Inovacioni tjetër i “facebook” është edhe një kasketë e realitetit virtual e quajtur “Oculus go” e cila pasi lidhet me celularin e mençur dhe kompjuterin i shfaq përdoruesit video 3-dimensional ose i çon ato në një botë artificiale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë