Rrjeti social Facebook u gjobit më 125 milionë dollarë, pasi u akuzua nga anti-trusti i Bashkimit Evropian për mashtrim rreth informatave gjatë kohës kur po merrte nën pronësi Whatsapp-in.
Facebook është akuzuar se ka mashtruar rreth informatave gjatë bartjes së Whatsapp-it nën pronësinë e tij për 19 miliardë dollarë në vitin 2014. “Komisioni ynë ka ardhur në rezultatet përfundimtare se Facebook na ka dhënë informata të pasakta ose mashtruese gjatë hetimit që i kemi bërë procesit të marrjes së Whatsapp-it nga kompania e Facebook-ut”, ka thënë shefja e anti-trustit të BE-së.
Sipas rregullatorëve të BE-së, Facebook qëllimisht ose për shkak të neglizhencës, ka ofruar informata të pasakta dhe kjo bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.
Nëse akuzat vërtetohen, Facebook-ut do t’i merren 125 milionë dollarë, që i bie një për qindëshi i qarkullimit të parave të kësaj kompanie.