Loading…
Facebook fshin 1.5 milion video të sulmit në Zelandën e re
  • 17/03/2019 | 12:41

Facebook fshin 1.5 milion video të sulmit në Zelandën e re

Gjigandi Facebook i ka hequr 1.5 milion video të sulmit në xhami në Zelandën e Re në, 24 orët e para pas sulmit, transmeton Gazeta Metro.


‘Në 24 orët e para ne kemi hequr 1.5 milion video globalisht nga sulmi në Zelandën e Re 24 orët e para pas sulmit..’ thanë kompania përmes një postimi të shtunën mbrëma.

Kompania gjithashtu bëri të ditur se janë duke i hequr të gjitha verzionet e edituara të cilat nuk tregojnë përmbajtje grafike në shenjë respekti për njerëzit e prekur nga kjo tragjedi.

Kujtojmë se numri i të vdekurve ka shkuar në 50 këtë të diel. Kryeministria e Zelandës së Re do të diskutojë transmetimin live me kompaninë e Facebook meqë sulmuesit e përdorën si mjet./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë