Loading…
Facebook e Instagram po ‘çmendin’ të gjithë: Ja ç’pritet të ndodhë
  • 16/03/2019 | 15:06

Facebook e Instagram po ‘çmendin’ të gjithë: Ja ç’pritet të ndodhë

Facebook dhe Instagram, dy rrjetet sociale më të përhapura në mbarë globin, prej disa orësh po shfaqin probleme në përdorim në të gjithë botën, pothuajse, transmeton Gazeta Metro.


Është thuajse e pamundur të postosh apo të komentosh, gjë që ka sjellë edhe reagime kudo.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Facebook, përmes profilit zyrtar në Twitter.

“Jemi njoftuar se shumë njerëz kanë probleme në përdorimin e Facebook apo aplikacionit. Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Vendet që kanë probleme janë: disa shtete në SHBA, Amerika Latine, Britani e Madhe, Indi, Filipine, Kanada, Turqi etj.

Ndërkohë probleme ka patur edhe përdorimi i Whatsapp në vende si Paraguaj, Indi, Bangladesh, Argjentinë etj./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë