Loading…

Fabregas dëshiron që Liverpool të nënshkruajë me tre nga bashkëlojtarët e tij në Monaco

  • 19/05/2022 | 16:17

Fabregas dëshiron që Liverpool të nënshkruajë me tre nga bashkëlojtarët e tij në Monaco

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas i cili do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit ka treguar se cilët bashkëlojtar të tij do të dëshironte të ju bashkoheshin Liverpool’it gjatë verës, të cilët janë Sofiane Diop, Aurelien Tchouameni dhe Youssouf Fofana, transmeton Gazeta Metro.


Fabregas gjatë një interviste ka folur rreth eksperiencës së tij në Monaco kur Thierry Henry dhe Vadim Vasilyev i kishin thënë të ndihmonte edhe të rinjtë në rritjen e tyre.

”Kur erdha, Thierry Henry dhe Vadim Vasilyev më kërkuan të ndihmoja në rritjen e të rinjve. Ishte një pikë e rëndësishme, sot ndjej se kam fituar respektin dhe simpatinë e këtij brezi të ri,” tha ai.

Tchouameni është në radarin e disa klubeve të mëdha europiane si Liverpool, Real Madrid dhe Chelsea por ish-mesfushori i Arsenalit ka preferuar që ai së bashku me dy bashkëlojtarët e tjerë të kalojnë në Bayern Munich ose Liverpool.

”Mendoj se ju kam ndihmuar të rinjve. Na pëlqejmë njëri-tjetrin dhe do të vazhdoj t’i ndjek, dhe të shkëmbejmë mesazhe së bashku. Do të doja të shihja Fofanan, Diopin dhe Tchouamenin në Bayern ose Liverpool,” tha 35-vjeçari.

Të tre francezët këtë sezon kanë treguar paraqitje të mrekullueshme me Monacon, ku kanë qenë lojtarët kyç të skuadrës, megjithatë me gjasë nëse jo të gjithë në Liverpool ata në verë pritet të largohen nga Franca. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë