Loading…

Evi Reçi dhe Flori në një lidhje: Flet për herë të parë këngëtarja

  • 17/01/2022 | 16:14

Evi Reçi dhe Flori në një lidhje: Flet për herë të parë këngëtarja

Evi Reçi është këngëtarja e talentuar dhe e dashur për publikun, e cila përveç talentit në muzikë, është përfshirë edhe në fushën e gazetarisë.


Kështu, gjatë kohës që ishte pjesë aktive e tregut muzikor, Evi ka bërë një sërë bashkëpunimesh me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin.

Ato kanë realizuar shumë këngë të suksesshme së bashku përfshirë kështu hitin “I ngjan asaj”, që dëgjohet ende, edhe pse pas 7 vjetësh.

Ndërkohë, raporti i tyre është përfolur gjatë nga mediat rozë dhe portalet, të cilët kanë vënë re marrëdhënien e ngushtë midis dy artistëve, duke krijuar kështu dyshime për diçka më shumë midis tyre.

Prej kohësh nuk ka pasur ndonjë reagim nga dyshja, të cilët janë mjaft të rezervuar për jetën private, por së fundmi ka qenë vetë këngëtarja që i ka mohuar fjalët një herë e mirë.

“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falënderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.”, u shpreh ajo.

Rikujtojmë se Evi Reçi ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë, që nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ka humbur të gjithë familjen e xhaxhait të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë