Loading…

Euro’s po i bie vlera

  • 25/04/2017 | 08:40

Euro’s po i bie vlera

Edhe pse afati i fundit i pagesës së sigurimeve përfundoi, monedha e përbashkët europiane vazhdon të zhvlerësohet në treg duke shënuar sot nivelin më të ulët të këmbimit për vitin 2017.

1 euro sot këmbehej me 134.93 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët e tregut japin si arsye të zhvlerësimit të euros kërkesën e lartë për lek, si dhe një mbi ofertë të valutës në tregun vendas.

Ndërkohë që si arsye të mbiofertës ata thonë se përveç aktivitetit normal dhe ligjor brenda dhe jashtë vendit (emigrantët) ka ndikuar dhe aktiviteti kriminal.

Monedha e përbashkët prej një viti vazhdon të zhvlerësohet në tregun vendas. Në të njëjtën datë një vit më parë 1 euro këmbehej me 3.2 lekë më shumë se sot. Niveli më i ulët i euros u shënua në 22 dhjetor, ku euro blihej me 134.39 lekë.

Euroizimi i ekonomisë ka venë dhe në lëvizje Bankën e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan memorandumin e përbashkët për të ulur përdorimin e euros, shkruan Scan.

Në drejtim të politikave makroekonomike, euroizimi ndikon në uljen e efektivitetit të politikës monetare; kufizon rolin e kursit të lirë të këmbimit si një stabilizues automatik në rastin e goditjeve makroekonomike, në kushtet e ndjeshmërisë më të lartë të subjekteve ekonomike ndaj luhatjeve të mëdha të kursit të këmbimit dhe cenon efektivitetin e politikës fiskale, përmes rritjes së mundshme të kostos së shërbimit të borxhit dhe ndryshimit të strukturës së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë