Loading…

Europaralemtari i ashpër me Mogherinin: S’keni objektiva të qartë për Kosovën

  • 11/10/2017 | 18:01

Europaralemtari i ashpër me Mogherinin: S’keni objektiva të qartë për Kosovën

Europarlamentari italian i partisë Lega Nord, Mario Borghezio, e ka kritikuar ashpër Komisioneren për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, se nuk i ka vënë Kosovës objektiva të qartë të cilët duhet arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Ky është kushti i dytë që BE i ka vendosur Kosovës, përpos zgjidhjes së çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen.

“Me gjithë kërcënimin e kthimit të mijëra luftëtarëve të huaj nga lindja Lindja e Mesme, Bashkimi Europian nuk duket të jetë në dijeni për situatën”, ka thënë Borghezio, transmeton gazetametro.net

“Është një provë tjetër, ka thënë ai, që është dëshmuar edhe në bisedimet e fundit për liberalizimin e vizave të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, me autoritetet e Kosovës: përpos çështjes së kufirit me Malin e zi, BE’ja ka kërkuar vetëm një përkushtim të përgjithshëm kundër krimit dhe korrupsionit, pa caktuar objektiva konkrete”, ka thënë ai, ndërsa ka sugjeruar se objektiva të qartë është dashur të imponohen në luftën kundër fundamentalizmit islamik.

“Por a e ka Mogherini parasysh që shkalla e partë e papunësisë (333 përqind) i bën të rinjtë edhe më të prekshëm ndaj propagandës xhihadiste dhe ndaj aktiviteteve kriminale në përgjithësi?”, ka pyetur ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë