Loading…

Eurodeputetja ngre alarmin: Protestat në Maqedoni do të përdoren nga Rusia, mund të përhapen në rajon

  • 07/07/2022 | 13:20

Eurodeputetja ngre alarmin: Protestat në Maqedoni do të përdoren nga Rusia, mund të përhapen në rajon

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia.


Në një postim në Twitter Viola Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Europian që dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet.

“Kur Shtetet Anëtare të BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkruan eurodeputetja.

Kujtojmë që protestat e dhunshme në Shkup kanë vijuar për të 5-tën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Të shtëna me armë u regjistruan në sheshin Skënderbej duke nxitur shkëmbime akuzash mes qeverisë dhe opozitës. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski pretendoi se ka qenë në shënjestër të sulmit me armë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë