Loading…

Soltes: E ndaj frustrimin me kosovarët për vizat

  • 02/03/2019 | 09:38

Soltes: E ndaj frustrimin me kosovarët për vizat

Eurodeputeti Igor Soltes ka thënë se e ndanë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave.


“E ndaj frustrimin me qytatarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave. Kemi argument të mjaftueshme për të hequr vizat. Ne po bëjmë çdo gjë për t’i bindur vendet. Muaji mars është një mundësi dhe muaji qershor dhe shpresoj që kjo temë të jetë pjesë e agjendës”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister, me të cilët bisedoi për zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Ai e ka informuar delegacionin e PE-së, të prirë nga McAllister për të arriturat në Kosovë, zhvillimin ekonomik, si dhe për përmbushjen e reformave evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë