Loading…

Eurodeputeti Flenckenstein për vizat: Kjo ditë është shumë afër, e meritoni

  • 11/04/2019 | 14:16

Eurodeputeti Flenckenstein për vizat: Kjo ditë është shumë afër, e meritoni

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Knut Flenckenstein, ka thënë se duhet më shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kjo ditë është shumë afër, transmeton Gazeta Metro.


Ai në konferencën e Iniciativës së Dimensionit Social (IDS) për Ballkanin Perëndimor: “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve te BE-së”, ka thënë se Parlamenti Evropian është në anën e Kosovës dhe se ata po i bëjnë institucioneve të tjera të BE-së që ta shtyjnë përpara këtë çështje.

“Në Kosovë kemi hedhur një hap më tej se sa në vendet tjera. E di që ju duhet shumë durim për procesin e liberalizimit të vizave, por PE-ja për herë të dytë ka dhënë një votë për dhe ndihemi të turpëruar që Këshilli ka shtyrë këtë çështje.

Ne jemi në anën tuaj dhe po i bëjmë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje, sepse ju e meritoni këtë ditë dhe kjo ditë është afër”, ka thënë Flenckensteini./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë