Loading…

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Kosova

  • 10/03/2020 | 22:28

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl: Trupat amerikane s’duhet të largohen nga Kosova

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se trupat amerikane nuk duhet të largohen asesi nga Kosova, duke mos u pajtuar kështu djalin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se ka ardhur koha që ata të kthehen mbrapsht, shkruan Gazeta Metro.


Lukas Mandl ka deklaruar se nuk është dakord që të tërhiqen trupat nga Kosova tani, pavarësisht që është një vend paqësor.

“Unë e vlerësoj atë që ka bërë SHBA për Kosovën dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk jam dakord me tërheqjen e trupave tani. Kosova është një vend paqësor sot. Por trupat janë të rëndësishme për shumë arsye. Austria është e pranishme në shumë gjera!  Unë nuk do të pajtohesha me një tërheqje tonë”, ka thënë ai, bashkangjitur me shkrimin e Donald Trump Junior.

Kjtojmë, që Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA’së, ka thënë se është koha që trupat amerikane të që janë të vendosura në Kosovë, të kthehen në shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

Trump Jr. e ka bërë ‘retweet’ postimin e senatorit senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova. Ai ka thënë se pajtohet me mendimin e senatorit amerikan, teksa ka thënë se ka ardhur koha që këta trupa të rikthehen në SHBA.

“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë