Dollari tregtohet në minimumin e pesëmuajshit në raport me jenin japonez pasi që tensionet gjeopolitike kanë ndikuar në rritje të ikjes nga rreziku, gjë që shkon në dobi të jenit.
Dollari kushton 109,745 jenë, që është niveli më i ulët nga 17 nëntori.
Valuta amerikane një ditë më parë u dobësua për 1 për qind ndaj jenit me 110,920 jenë, për shkak të rënies rapide të prurjes në shënimet e thesarit amerikan.
Euro, i cili është dobësuar më tepër se një për qind gjatë natës, ka vazhduar që të dobësohet dhe ka prekur minimumin pesëmuajsh prej 116,160 jenë.
Valutat tradicionalisht të sigurta, siç është jeni, kanë përfituar për shkak të brengosjes rreth zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe aksionin ushtarak të mundshëm amerikan mbi Sirinë dhe Korenë Veriore.
Derisa euro po dobësohet ndaj jenit, për një nijansë më mirë ka kaluar më mirë se dollari. Euro është forcuar për 0,1 për qind në 1,061 dollarë./gazetametro.net