Loading…

Estonia mbështet integrimin europian të Kosovës

  • 15/02/2017 | 15:48

Estonia mbështet integrimin europian të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e Estonisë, Eve-Kulli Kala.


Gjatë takimit, u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja e Estonisë Eve-Kulli Kala, theksoi vullnetin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen e shtetit të saj për proceset zhvillimore dhe evropianizuese në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për prioritetet që Estonia do të ketë gjatë Presidencës së BE-së, nga korriku deri në dhjetor 2017, si dhe proceset që lidhen me rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë