Loading…

Eskalon Thaçi: Kosovarët të marrin nënshtetësi të Shqipërisë për lëvizje pa viza

  • 11/10/2017 | 12:27

Eskalon Thaçi: Kosovarët të marrin nënshtetësi të Shqipërisë për lëvizje pa viza

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku është takuar me homologun kosovar, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Metro.


Pas takimit me Metën, para gazetarëve, Presidenti Thaçi bëri një deklaratë serioze rreth lëvizjes së lirshme të kosovarëve në vendet e Bashkimit Europian.

Ai ka thënë që ka biseduar me Metën për dhënien e nënshtetësisë së Shqipërisë qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin pa viza në Europë.

“Bisedova me presidentin Meta. E vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirdhëm është që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, t’u jipet nënshtetësia e Shqipërisë qytetarëve të kosovës, ngase kjo është nevojë imediate”, ka thënë Thaçi në takimin me Metën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë