Loading…

Eskalon situata: Raportohet për 2 ushtarë ukrainas të vrarë, 12 mbesin të plagosur

  • 22/02/2022 | 09:45

Eskalon situata: Raportohet për 2 ushtarë ukrainas të vrarë, 12 mbesin të plagosur

Ushtria ukrainase tha se të martën mbrëmje dy ushtarë janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga bombardimet nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore në 24 orët e fundit, pasi shkeljet e armëpushimit janë rritur nga ana e rebelëve, transmeton Gazeta Metro.


Mbrojtja ukrainase tha se kishte regjistruar 84 raste të bombardimeve nga separatistët, të cilët tha se kishin hapur zjarr në rreth 40 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për provokimin e dhunës, duke thënë se Moska e përdori atë si një pretekst për të njohur zyrtarisht Ukrainën lindore si të pavarur dhe për të zhvendosur trupat e saj në rajon, duke nxitur një krizë që Perëndimi ka frikë se mund të shkaktojë një luftë të madhe.

Kjo ndodhi një ditë pasi që Rusia vendosi si të pavarura rajonet pro ruse të Donetskut dhe Luhanskut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë