Loading…

Eskalon Shkëlzen Gashi e quan Shpend Ahmetin debill, dembel dhe dështak

  • 22/10/2021 | 09:21

Eskalon Shkëlzen Gashi e quan Shpend Ahmetin debill, dembel dhe dështak

Opinionisti Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se kur Shpend Ahmeti ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje kishte premtuar se do ta rregullojë tregun e Prishtinës në mandatin e parë, gjë që nuk e ka bërë as në të dytin.

Gashi ka shkruar në Facebook se tetë vjet pas qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë, tregu është pothuajse në gjendje të njëjtë.Ai e ka quajtur Ahmetin debill, dembel dhe dështak.

“Para tetë viteve isha shumë i shqetësuar me qeverisjen skandaloze të Isa Mustafës dhe të LDK-së në Prishtinë, prandaj si veprimtar shoqëroro-politik edhe angazhohesha për humbjen e tyre në zgjedhje. Një prej aktiviteteve të mia më 2013 ishte edhe kjo fotografi e pazarit të Prishtinës, të cilën aktivistët e LVV-së e bënë virale, ndërkaq kandidati i LVV-së për Kryetar të Prishtinës premtoi se do ta rregullojë pazarin që në mandatin e parë. Jo që nuk e bëri në mandatin e parë, po as në të dytin. Tetë vjet mbas, pazari i Prishtinës është në gjendje pothuajse të njëjtë. Debilli, Dembeli dhe Dështaku (3D) që na i humbi tetë vjet, a thua vallë në cilën ‘studio televizive’ do të angazhohet si ‘analist politik’?”, ka shkruar Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë