Loading…

Eskalon protesta në Shqipëri: Tensione mes policisë e protestuesëve

  • 26/02/2019 | 18:54

Eskalon protesta në Shqipëri: Tensione mes policisë e protestuesëve

Nën ritmin e thirrjeve “Rama ik”, protesta e opozitës në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. Ata kanë nisur të përballen me policinë, për të hyrë në Parlament, transmeton Gazeta Metro.


FSHN ka vendosur maskat anti-gaz, në mënyrë që të shpërndajë gaz lotësjellës tek protestuesit.

Me gjithë hedhjen e gazit lotsjellës as kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk e kanë lëshuar protestën. Basha ka kënduar këngën e njohur partizane “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen.

“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.

Gjatë momenteve të tensionit garda ka hedhur gaz lotsjellës duke shpërndarë menjëherë protestuesit. Pas shpërndarjes së protestuesve, në rreshtin e parë janë vënë forcat speciale të veshura me mburoja e kasko./gazetametro.net

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/583715142100817/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë