Loading…

Eskalon politika shqiptare: Opozita kalon në mosbindje civile

  • 03/04/2018 | 10:22

Eskalon politika shqiptare: Opozita kalon në mosbindje civile

Opozita e Bashkuar e Shqipërisë ka mbajtur mbrëmë një mbledhje ku ka marrë vendim unanim se mosbindja civile është e vetmja formë proteste kundër Qeverisë.


Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy krerët e partive opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u kanë bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksën prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit.

“Kemi dalë me një vendim unanim, në krahë të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që po goditen, vidhen dhe përçmohen nga një bandë kriminale në pushtet”, ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Opozita ka paralajmëruar protesta derisa taksa rrugore të hiqet, por po ashtu ka thënë se nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Hapësira e vetme është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë me refuzimin e çdo takse që ka rritur Edi Rama dhe me të gjithë hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare, si forma më e lartë e veprimit politik e qytetar kundër një klike që po zbras Shqipërinë”, tha Basha.

Në anën tjetër, në orët e vona të së hënës, disa qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas protestës në Kukës, ku protestuesit kanë shkatërruar tërësisht sportelet e pagesës në Rrugën e Kombit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe disa artistë të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Protestuesit janë shprehur të vendosur për të vazhduar me tubimet deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, që është lirimi i të arrestuarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë