Loading…

Eskalon keq Vucic: Akuzon NATO’n për plagosjen e Sofronijevicit dhe vrasjen e Oliver Ivanovicit

  • 16/10/2021 | 15:20

Eskalon keq Vucic: Akuzon NATO’n për plagosjen e Sofronijevicit dhe vrasjen e Oliver Ivanovicit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në një emision televiziv ka akuzuar NATO-n për “plagosjen e serbit Sofronijeviq”, përkatësisht edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Duke folur për aksionin anti-korrupsion të organeve të rendit, të cilin strukturat kriminale serbe e kundërshtuan me përdorimin, Vucici tha se “Më shumë se 100 plumba i kanë shkrepur. I kemi gjetur 78 gëzhoja te kalibrit 5.56”.

I tensionuar për këtë, Presidenti i Serbisë, ka pranuar se e di çfarë armësh posedojnë serbët në komunat veriore.

“Ne nuk kemi kësi pushkësh… së paku serbët në Kosovë nuk kanë!”, tha ai.

Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se me kalibrin e tillë të përdorur të mërkurën, është vrarë edhe Oliver Ivanovici, për të cilin është i akuzuar ai dhe strukturat serbe të sigurisë se kanë nxitur vrasjen.

“Ne tani prodhojmë municion të kalibrit 5.65. Por gëzhojat janë të gjitha 5.56. Përndryshe me 5.56 është vrarë Oliver Ivanoviq, ta dini këtë. Ta keni parasysh, janë nisur në aksion anti-korrupsion”, shoti Vuçiq.

Vuçiq më pas ka shtuar se kalibri me të cilin është plagosur Sofronijevici dhe është vrarë Oliver Ivanoviqi janë 5.56, pra ai që e përdor NATO-ja, sipas tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë