Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, një përplasje fizike dhe të shara kanë ndodhur mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe deputetëve të LDK’së, shkruan Gazeta Metro.
I gjithë përplasja filloi kur Mimoza Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se deputeti i LDK’së, Arben Gashi më herët gënjeu.
Derisa në foltore po fliste deputetja e VV’së, Saranda Bogujevci, ka qenë deputeti Gashi, i cili ka filluar një përplasje verbale me deputeten Mimoza Kusari.
Pas kësaj ka filluar edhe sherri, ku në përkrahje të Kusarit ka dalë deputeti i VV’së, Hekuran Murati, i cili është përplasur fizikisht me deputetin Gashi, ku është përfshirë dhe deputeti Hajrullah Çeku.
Edhe pas përfundimit të fjalës, kanë vazhduar përplasjet mes Kusarit dhe Gashit.
Kuvendi ka shkuar në pauzë për disa orë pas kësaj përplasje fizike.//gazetametro.net