Loading…

‘Eskalon’ Benita, tregon pse lëviz me bodyguard

  • 04/07/2026 | 10:00

‘Eskalon’ Benita, tregon pse lëviz me bodyguard

Modelja Benita Zena, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore dhe ndërhyrjet estetike, përfshirë mbushjet me fillers që janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale.


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ishte e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku zbuloi edhe arsyen pse shpesh lëviz e shoqëruar nga një bodyguard.

“Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë”, u shpreh ajo.

Benita theksoi se nuk është ndjerë ndonjëherë e rrezikuar, pavarësisht se zgjedh të ketë një truprojë pranë.

“Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi”, tha modelja.

E pyetur nëse ky detaj e bën më interesante në sytë e publikut, ajo u përgjigj:

“Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë