Loading…

Eskalon ‘Albini i vogël’: Arben Gashin e quan njeri me probleme mentale

  • 07/02/2022 | 13:35

Eskalon ‘Albini i vogël’: Arben Gashin e quan njeri me probleme mentale

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca, ka eskaluar në fyerje ndaj deputetit të LDK’së Arben Gashi, pas një incidenti që pretendohej nga subjekti i tij se ka ndodhur sot, shkruan Gazeta Metro.


Gjyshinca nuk u kursye aspak në fjalor, duke thënë se Ilir Kërceli, këshilltar i Konjufcës është njeriu më punëtor, por ai është sharë e kërcënuar nga deputeti i LDK’së Arben Gashi.

Ai tha se Gashi është njeri ‘’me shëndet të rënduar mental’’, derisa tha se duhet të trajtohet te ndonjë psikolog, duke eskaluar kështu në ofendime anipse nga bashkëpartiaku i tij u tha se Gashi e kishte ofenduar.

“Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mental, sëpari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog”, shkroi ai ndër të tjera.

Kujtojmë se Arben Gashi pas mbledhjes mohoi të ketë pasur përplasje fizike me Kërcelin, derisa tha se ishte ulur larg tij e as nuk e kishte prekur me dorë./gazetametro.net


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë