Ylberina Abdyli është fituesja e “Fest Flaka 2017” në Gjilan. Festival ky i mbajtur si vazhdimësi e manifestimin kulturor “ Flaka e Janarit”, që mbahet çdo vit.
Çmimin këngëtares Abdyli ia ka dorëzuar vetë kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri, i cili është shprehur shumë i kënaqur me ecurinë e këtij manifestimi në qytetin e Gjilanit.
“Me festivalin e muzikës popullore “Fest Flaka”, sonte e përfunduam manifestimin maratonik “Flaka e Janarit 2017”. I uroj nga zemra fituesit e këtij festivali kaq prestigjioz, sikur edhe pjesëmarrësit nga të gjitha trojet shqiptare, në të katër shtyllat” ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri. /gazetametro.net