Loading…

Është kërkuar ndryshimi i marrëveshjes për demarkacionin

  • 03/01/2017 | 17:45

Është kërkuar ndryshimi i marrëveshjes për demarkacionin

Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, ka deklaruar se Komisioni Evropian ka kërkuar që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ndryshohet, në mënyrë që ky proces të kalojë.


Pas gjithë bllokimit nga opozita për kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, Hasani ka kërkuar që qeveria të bëjë ndryshime këtë vit, pasi sipas tij, vendi ka nevojë për zgjidhje.

“Unë kam thënë atëherë “JO” se ne humbim territor, dhe qëndroj mbrapa asaj që ne humbim territor. Nëse Qeveria e ndryshon, sepse ka zëra që Komision i Evropian ka thënë që mund ta ndryshoni vetëm të kryhet si proces i kalimit, në ato ndryshime jemi të gatshëm të punojmë. Nuk jemi kundër demarkacionit, jemi kundër asaj që territori të mos ndryshon. Është zyrtare, por jo e konfirmuar, se Komisioni Evropian ka kërkuar plotësim-ndryshim, prandaj nëse Qeveria është e gatshme, mund të zgjidhet pa problem kjo çështje dhe të ecet përpara. Nëse Qeveria ka ngulë këmbë, kjo gjendje nuk ndryshon, nuk kalon dhe do të përsëritet e njëjta gjë”, ka thënë ai.

Hasani është shprehur se vendi ka nevojë për zgjidhje, andaj qeveria duhet ta bëjë ndryshimin në vitin 2017.

“Tani i kemi 12 muaj dhe mendoj që Qeveria duhet ta bëjë plotësim-ndryshimin, përndryshe e njëjta gjë do të vazhdojë. Ne kemi nevojë të krijojmë zgjidhje brenda vetes dhe me shtetet fqinje që i kemi e me të cilat duhet të kemi marrëdhënie të mira”, është shprehur Hasani.

Sipas tij, pikat në Kullë e Çakorr kanë qenë të paktën deri më 2010-ën prej vitit 1945, dhe këtë e dinë edhe qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai është shprehur se nëse nuk ndryshohet kjo pjesë, nuk ka nevojë të kërkohet votë prej tij për demarkacionin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë