Lojtari i ekipit shqiptar Bad News Eagles, Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas humbjes në finale në turneun ‘Elisa Invitational Spring 2022’ kundër HEET, transmeton Gazeta Metro.
Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 2:0 me mapa në finale. Në mapin e parë në ‘Nuke’ ata pësuan disfatë me rezultat 16:10, ndërsa me rezultat të njëjtë u mposhtën edhe në mapin e dytë në ‘Inferno’.
Në një postim në Twitter Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci ka shkruar se është e dhimbshme të humbasin në këtë mënyrë, por tani do të bëjnë të pamundurën të fokusohen për në të ardhmen dhe të arrijnë rezultate sa më të mira.
”Është e dhimbshme të humbasim kështu, por nuk mund të bëjmë asgjë pasi të ndodhë, gjithçka që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në të ardhmen dhe do të bëjmë edhe më shumë se çfarë bëmë tani, shpresojmë në një turne të re së shpejti, faleminderit për mbështetjen dhe urrejtjen, shihemi pas pushimit djema,” shkroi ai.
Sad to lose like this but we can’t do anything after it happens, all what we have to do is focus in the future and we will do even more than what we did now, hopefully in new org soon, thank you for support and hate😁 see you after Player Break guys. @_badnewseagles ♥️ Respect🫡
— sinnopsyy 🦅 (@sinnopsyy_) July 2, 2022
Përkundër kësaj humbje ata kanë fituar çmimin prej shtatë mijë dollarësh pasi përfunduan në pozitën e dytë të turneut, por kanë humbur mundësinë të marrin pjesë në turneun Elisa Masters Espoo 2022.
Derisa lojtari më i mirë në këtë përballje për ekipin shqiptar nga hltv.org u vlerësua Genc ‘gxx-‘ Kolgeci me notën 1.12 (2 është maksimalja), ai kishte 40 vrasje.
Kujtojmë që në gjysmë finale BNE patën një paraqitje fantastike pasi mposhtën skuadrën e Sinners 2:0 në mapa. /gazetametro.net