Pasi ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pati deklaruar se gjendja në Shëndetësi është percepcion, ka qenë deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili e ka pyetur ministrin se gjendja në shëndetësi është përcepcion apo realitet, duke përmendur disa ngecje të këtij sektori.
“Nuk ka sigurime shëndetësore pa implementimin e SISH, pastaj funksionalizimin e AFSH-së që nuk po funksionalizohet për 3 vite”, ka thënë Haxhiu.
Gjithashtu, ai ka shtuar se këto dështime është dashur të rezultojnë me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, e siç thotë ai, kryeministri ka pasur njerëz më të mirë për ta emëruar në atë pozitë.
“Këto dështime ka qenë dashtë me rezultu me dorëheqje të ministrit dhe ju kryeministër keni pas njerëz më të mirë që të emëroni në atë pozitë”, ka thënë deputeti Haxhiu./gazetametro.net