Loading…

Escobar i kënaqur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

  • 18/03/2023 | 23:42

Escobar i kënaqur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari amerikan Gabriel Escobar, ka folë para mediave pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidnetit serb Aleksandar Vucic në Ohër, shkruan Gazeta Metro.


Ai i përgëzoi palët për arritjen e marrëveshjes.

“Dua të përgëzoj palët që arritën një marrëveshje të vështirë por të nevojshme, pa ndihmën e miqëve tanë dhe aleatëve tanë kjo nuk do të ndodhte kurrë”.

Escobar tha se kjo hapë rrugën e integrimit europian, dhe paqën jo veç në rajon por edhe në europë.

“Dua të përgëzoj të dyja palët për arritjen e një marrëveshje të vështirë por të domosdoshme, për të gjetur një marëdhënje paqësore dhe afatgjate që hapë rrugën integrimit europian dhe euroatlantik, por edhe paqën rajonale në ballkan dhe europë”.

“Dua të them që e çmoj shumë punën e madhe që kanë bërë kolegët tanë europian kolegët tanë vizzionarë”.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vucic, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit europianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë