Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet, duke mos e përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë me një kryeministër tjetër dhe jo Albin Kurtin.
Escobar në një takim me gazetarë ka thënë se “kemi disa sfida në marrëdhëniet me kryeministrin”, shkruen Express.
“Do të ndodhë. Pyetja është, me kë?”, tha Escobar. “Duhet të fillojmë tani”.
Diplomati amerikan tha se “duhet të ecim përpara” dhe se Kosova do të përfitojë nga ky proces.
Escobar ka folur për të njëjten temë edhe në një prononcim për Die Presse, ku ka thënë se, Asocicacioni s’varet nga Kurti, dhe se i njëjti do të formohet pa marrë parasysh do apo s’do kryeministri.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.