Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq, ka shënuar fitore në përballjen e saj të parë kundër turkes, Gulkader Senturk, në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, transmeton Gazeta Metro.
Në luftën e cila zgjati më shumë se dhjetë minuta Muminoviq ka arritur të triumfoi me ippon kundër turkes, Gulkader Senturk.
Ajo është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë së 48 kilogramëve.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në orar për t’u ndeshur janë edhe dy xhudistet tjera, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha. /gazetametro.net
Këtu mund t’i shikoni luftërat e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Mesdhetare