Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është mposhtur ndaj tunizianes, Oumaima Bedioiu, në repesazh në kategorinë e 48 kilogramëve, transmeton Gazeta Metro.
Muminoviq kishte edhe një mundësi për të siguruar një medalje në Lojërat Mesdhetare, megjithatë këtu përfundon rrugëtimi i saj.
Pas pak në kuadër të 57 kilogramëve do të garoj Flaka Hoxha në repesazh.
Kujtojmë që suksesin më të madh të arritur deri më tani në këto Lojëra Mesdhetare e ka arritur kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila në finale do të përballet kundër garueses kroate, Ana Viktorija Puljiz. /gazetametro.net