Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq, ka pësuar humbje në çerekfinale kundër francezes, Vieu Melanie, transmeton Gazeta Metro.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë në kategorinë e 48 kilogramëve xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është mposhtur me ippon kundër francezes, Vieu Melanie.
Megjithatë, Muminoviq e vazhdon edhe më tutje garën për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkoj përmes repasazhit.
Në duelin e parë ajo mposhti me ippon garuesen turke, Gulkader Senturk, në luftën e cila zgjati më shumë se dhjetë minuta.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në orar për t’u ndeshur janë edhe dy xhudistet tjera, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha. /gazetametro.net