Gazetari Ermal Panduri me një shkrim në Facebook, ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.
Panduri në këtë shkrim në Facebook, ka shkruar shkurt duke njoftuar për dorëheqjen e tij.
“Ministri i Shendetesise ka dhene doreheqje!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Rifat Latifi është kritikuar shumë nga shoqëria civile dhe partitë opozitare për mos punën e tij.
Ai njihet si ministër i udhëtimeve, pasi që këtë mandat ai ka bërë dhjetëra udhëtime jashtë shtetit.
Ende nuk ka diçka zyrtare sa i përket dorëheqjes së tij. /gazetametro.net