Loading…

Eriksen në mes të Brentfordit dhe Manchester United

  • 24/06/2022 | 16:16

Eriksen në mes të Brentfordit dhe Manchester United

Christian Eriksen është ende në dilemë se ku do ta vijojë karrierën e tij si futbollist.


Danezi gjendet “në mes të dy zjarreve”, me Brendfordin dhe Manchester Unitedin që e duan me patjetër në skuadër.

Brendfordi ia dha mundësinë të rikthehet në fushat e blerta si lojtar profesionist, pas atij arresti kardiak në Euro 2020, besim ky që mesfushori e shpërbleu e dhënë duke bërë paraqitje të mira brenda një sezoni për “Bletët”.

Falë atyre performancave, “Djajtë e Kuqë” janë bindur se ia vlen të tentohet transferimi i lojtarit që është pa skuadër, pas përfundimit të kontratës më 1 korrik të këtij viti.

Mbetet të shihet nëse 30-vjeçari do të bindet për të vijuar edhe më tutje në Brentford, apo do të ndërrojë ambient për t’u transferuar  në Mançester.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë